Korrupcioni ma i ulët në FSK, po ku ka ma se shumti korrupcion!

Ndër institucionet ma të korruptueme në vend asht Qeveria, Kuvendi, Gjykatat, Prokuroria, Qeveria komunale etj., kurse, niveli ma i ulët i korrupcionit mbetet në FSK.

Në vitin 2014 rreth 23 përqind të qytetarëve të Kosovës i asht kërkue korrupcion,(ryshfet) për qasje në shërbime publike, ndërsa krahasue me periudhën e vitit 2016, asht rritë kjo dukuni nga 23 në 24 përqind.

Kështu u tha gjatë publikimit të raportit nga RIINVEST për vlerësimin e korrupcionit në Kosovë.

Simbas këtij raporti, rreth 48 përqind e qytetarëve në Kosovë janë të perfshimë në korrupcion për me krye shërbime në administratë publike.

Zavendëskryeprokurorja e Shtetit Sevdije Morina tha se në gjashtë mujorin e këtij viti janë ngrit 56 aktakuza për korrupcion.

Ajo tha se prokuroria asht e përkushtueme ndaj luftimit të korrupcionit.