Korrupcioni, problemi i dytë ma madhor në Kosovë

Programi i Kombeve të Bashkueme për Zhvillim (UNDP) përmes projektit përkrahje përpjekjeve kundër korrupcionit në Kosovë, ka me lansue botimin special të pulsit publik për korrupcionin.

Simbs njoftimit për media, nji nga rezultatet që del nga anketa me qytetarë, kallxon se korrupcioni radhitet si problem i dytë ma madhor në Kosovë, menjiherë mbas papunësisë.

Raporti analizon të dhanat e mbledhuna nga anketa me 1300 respondentë/qytetarë dhe 500 intervista me përfaqësues të institucioneve publike të Kosovës.