Korrupsioni në Kosovë asht tue i varrosun vendet e punës dhe rritjen ekonomike

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, ju ka dhanë nji porosi studentëve të Universitetit Amerikan në Kosovë, tue ju thanë me qendrue larg korrupsionit.

Ambasadori u tha studentëve të sapodiplomuem se, shpresa për nji Kosovë pa korrupsion asht te ta.

Delawie tha se rinia asht ajo që ka me transformue shoqninë e korruptueme të Kosovës në nji shoqni pa ndikime korruptive dhe nepotike.

“Na duhet me fole hapun për nji gja, korrupsioni në Kosovë nuk asht çashtje politike. Korrupsioni në Kosovë asht çashtje shoqnore, asht çashtje e kujdesit të shnetës. Korrupsioni nuk asht tue e varrosun vetëm rritjen ekonomike, po asht tue i varrosun vendet e punës”, tha Delawie për RTK.

Ai porositi studentët që nuk duhet me u dëshprue nëse nuk gjajnë punë në Kosovë.

“Nesër duheni me u përqëndrue në rrugën që keni përpara”, tha Delawie gjatë ceremonisë së diplomimit të gjeneratës së 12’të, të Universitetit Amerikan në Kosovë.