Korrupsioni, veç burgut duhet me ua marrë edhe paret

Të dënuemve për korrupsion, shteti duhet me ua marrë paret e fitueme në mënyrë të paligjshme. Vetëm kështu, lufta kundër korrupsionit bahet ma efikase.

Kështu tha kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi gjatë prezentimit të raportit të BIRN dhe Internews Kosova për monitorimin e sistemit të drejtësisë në Kosovë për vitin 2015.
Lumezi tha se prokurorët me kompetencat e tyne ligjore janë kthye në “Zot të procedurës penale” dhe tashmë ata janë ma aktive në hetimin e çashtjeve penale tue reague ma shpejt për me i verifikue të dhanat dhe tue u dhanë urdhna policisë dhe organeve tjera për me ndërmarrë veprime hetimore.

Ai tha se në rast se ndodh që ndonji rast korrupsioni vjetrohet gjatë hetimit, prokurori i atij rasti ka me u dërgue për procedurë disiplinore.

Kurse Kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzulla Hasani, tha sot se vjetrimi i landëve në gjykata nuk mundet me u arsyetue.

Hasani ka pranue gjetjet e raportit dhe ka premtue angazhim adresimin e mangësive.
Simbas raportit, gjatë vitit të kaluem janë vërejt shqiptime të dënimeve të ulëta nga gjykatësit në rastet e korrupsionit, dhe ka pasë shumë raste edhe kur landët në gjykata janë vjetrue dhe si të tilla kanë përfundue me parashkrim.

Nga ana tjetër në raport, përveç shkeljeve të evidentueme, ka edhe shembuj pozitivë.

Edhe pse duhej me qenë i pranishëm, Ministri i Drejtësisë Hajredin Kuçi nuk gjeti kohë me qenë pjesë e kësaj konferencë, ndërsa të pranishëm ishte zadhanësi i Policisë së Kosovës Baki Kelani dhe shumë përfaqësues tjerë nga fusha e drejtësisë.