Kosova bahet anëtare e Gjykatës së Përhershme të Arbitrazhit

Kosova asht anëtarësue në Gjykatën e Përhershme të Arbitrazhit, tue e ba nji hap tjetër të randësishëm për integrimin e saj të plotë në sistemin ndërkombëtar.

Lajmin e ka ba të ditun ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, nëpërmjet nji statusi në Twitter:

“Një lajm i mirë për Kosovën. Shteti ynë bëhet anëtari i 120-të Gjykatës së Përhershme të Arbitrazhit me seli në Holandë. Megjithë përpjekjet e Serbisë për ta bllokuar procesin që nga janari, sot u konfirmua zyrtarisht pranimi i Kosovës në këtë organizatë. Faleminderit shteteve anëtare për votimin dhe diplomatëve të Kosovës për lobimin. Koordinimi i mirëfilltë me partnerët po sjell edhe rezultatet diplomatike”.