Kosova bahet me ambasadë në Senegal

Diplomacia kosovare ka ba edhe nji shtrimje të re gjeografike, tue u ba me përfaqësim dhe prezencë të përhershme diplomatike edhe në kontinentin afrikan.

Ambasadori i Republikës së Kosovës, Ramadan Gashi, i ka dorëzue letrat kredenciale te Presidenti i Shtetit të Senegalit, SH. T. Z., Macky Sall, tue u ba Ambasadori i parë i akredituem dhe rezident i Kosovës në këtë shtet.

Në kuadër të kësaj ceremonie, Ambasadori Gashi, ka falënderue Presidentin senegalez për pritjen e ngrohtë në shtetin e tij, tue shprehë përkushtimin dhe vullnetin e Institucioneve të Republikës së Kosovës për thellimin dhe zgjanimin e e matejmë të marrëdhanieve në mes dy vendeve dhe dy popujve.