Kosova bahet vend turistik kur vjen mërgata

Me moton “Ti je pjesë e atdheut”, Ministria e Diasporës sot ka fillue fushatën për promovimin e regjistrimit te diasporës.

Me anë të kësaj fushate, Qeveria e Kosovës synon me afrue Kosovën me bashkatdhetarët që jetojnë dhe veprojnë në mërgatë.

Ministri i Diasporës, Valon Murati, tue tregue qellimin dhe randësinë e kësaj fushate, bani me dije se vetëm gjatë muejve të verës së vitit të kaluem janë regjistrue mbi 200 mijë bashkatdhetarë.

Tue e konsiderue ditën e sotme si shumë të veçantë, Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli theksoi se fushata e regjistrimit të diasporës perban nji veprim shumë të qelluem në drejtim të adresimit të problemeve me të cilat ballafaqohen bashkatdhetarët tanë.

E përfaqësuesi i UNDP’s në Kosovë, Andrew Russell, banii thirrje për vazhdimin e investimeve në zhvillimin ekonomik të Kosovës, për të cilën Diaspora e Kosovës asht shumë e randësishme.

Kjo fushatë ka me zgjatë për nji periudhë dy mujore me aktivitete të ndryshme në krejt territorin e Kosovës, ku bashkatdhetarët që vizitojnë Kosovën do të kenë mundësinë që me ekipet mobile nepër qytetet e vendit me u regjistrue. /Rrokum.tv/

 

2-diaspora

 

1-diaspora