Kosova bashkëndjen dhembjen dhe pikëllimin e popullit italian!

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, i ka dërgue nji telegram ngushëllimi kryeministrit italian, Matteo Renzi, mbas termetit të fuqishëm që goditi Italinë Qendrore.

N’emën të Qeverisë dhe të popullit të Kosovës, kryeministri Mustafa, i ka shpreh solidaritetin dhe ngushëllimet ma të sinqerta qeverisë, popullit italian dhe familjarëve të viktimave të kësaj fatkeqësie të randë natyrore.

“Qeveria dhe populli i Kosovës bashkëndjen dhembjen dhe pikëllimin në këto momente të randa për popullin dhe shtetin mik Italinë”, thuhet ndër të tjera, në telegramin e ngushëllimit të kryeministrit Mustafa.