Kosova duhet me i plotësue 3 kushte për liberalizimin e vizave

Nuk mjafton vetëm ratifikimi i Demarkacionit me Malin e Zi që kosovarët me mujt me lëviz pa viza nëpër shtetet e Bashkimit Europian.

Zyra e BE’s në Kosovë ka ba të ditun për Tribuna Channel se Kosovës përveç ratifikimit të kësaj marrëveshje, i duhet që ta luftojë në mënyrë dinamike korrupcionin dhe ta ashpërsojë luftën kundër krimit të organizuem.

Në takimet e fundit që kishte me kryeministrin shefja e re e Bashkimit Europian Nataliya Apostolova, ka përsëritë se Kosova asht ngjitë naltë në agjendën europiane dhe se Kosova ka me vazhdue me pasë mbështetjen nga BE’ja në rrugën e saj europiane.