Kosova duhet me iu falenderue përditë Amerikës

Fotografi që tregojnë momente para, gjatë dhe pas luftës në Kosovë e deri të shpallja e Pamvarësisë janë shfaqë sot përmes nji ekspozite në sheshin ‘Zahir Pajaziti’, përmes së cilës forumi rinor i Partisë Demokratike të Kosovës ka shprehë falënderimin ndaj Shteteve të Bashkueme të Amerikës.

Shpresa Rama kryetare e Rinisë së PDK’s tha përmes ekspozitës duen me i tregue Amerikës se qytetarët janë mirënjohës ndaj tyne, si nji aleat i Kosovës.

Nga kjo ekspozitë qytetarët mund t’i tregojnë përshtypjet e tyne, përmes librit të përshtypjeve që ma mbas ka me ju dorëzue Ambasadës Amerikane.

Nji nga qytetarët tha se Kosova duhet t’i falënderojë Shtetet e Bashkueme të Amerikës çdo ditë, pasi nji ditë nuk mjafton.
Fotografitë për këtë ekspozitë janë marrë nga interneti dhe janë përzgjedhur ato që tregojnë momente më të rëndësishme.