Kosova e 70’ta në Indeksin e Terrorizmit Global 2016

Numri i përgjithshëm i vdekjeve të shkaktueme nga terrorizmi asht ulë për 10 %, në 29,376 raste në vitin 2015, simbas Indeksit të Terrorizmit Global 2016, tue përmbys nji trend katër vjeçar të ngritjes.

Simbas radhitjes Kosova asht në vendin e 70, tue lanë mbrapa Maqedoninë. Ndërsa Serbia asht në radhën e 121’të.
Raporti i përvitshëm, i krijuem nga Instituti për Ekonomi dhe Paqe (IEP), bazue në të dhanat për Terrorizmin Global, të Konsorciumit Nacional për Studime të Terrorizmit dhe Reagim ndaj Terrorizmit (START), e po ashtu edhe burime të tjera, sjellin burimet ma të plota për trendët e terrorizmit global.

Vendet që përjetuen përkeqësime të dukshme në Indeksin e Terrorizmit Global perfshijnë Francën, Turqinë, Arabinë Saudite, Kuvajtin dhe Tunizinë.

Danimarka, Franca, Gjermania, Suedia dhe Turqia regjistruen shifrat ma të nalta të vdekjeve nga terrorizmi vetëm për nji vit, që nga viti 2000.

Ma shumë se gjysa e 557 vdekjeve kishin lidhje me grupin terrorist ISIS, sulmet e të cilit në Paris, Bruksel dhe Ankara ishin në mesin e sulmeve ma të tmerrshme në historinë e këtyne vendeve.

Pesë vendet me ndikimin e përgjithshëm ma të naltë nga terrorizmi janë Iraku, Afganistani, Nigeria, Pakistani dhe Siria.

Në këto vende ndodhën 72 % e krejt vdekjeve nga terrorizmi në vitin 2015.

Ma poshtë sjellim radhitjen e disa prej vendeve në Indeksin e Terrorizmit Global, ku shifra ma e ulët tregon ndikimin ma të madh nga terrorizmi:

Iraku 1, Afganistani 2, Pakistani 4, Ukraina 11, Rusia 30, Irani 47, Taxhikistani 56, Bosnja dhe Hercegovina 62, Kosova 70, Maqedonia 78, Kirgizia84, Bjellorusia 86, Gjeorgjia 87, Kazakistani 94, Azerbajxhani 106, Armenia 108, Mali i Zi 117, Uzbekistani 117, Serbia 121, Moldavia 129, Turkmenistani 130.