Kosova e ban me value flamurin amerikan!

Organizata “Miqtë e Amerikës” e ka shenue përvjetorin e pamvarësisë së SHBA’ve, 4 Korrikun me nji ceremoni solemne tek busti i Bill Clinton në Prishtinë.

Me këtë rast Garda Ceremoniale e FSK’s e ka ngrit edhe nji flamur të SHBA’ve në sheshin që mban emnin e ish presidentit amerikan..

Përfaqësuesi i organizatës “Miqtë e Amerikës”, Agim Rexhepi, tha se me këtë aktivitet tregojnë falënderimin që e ka populli i Kosovës për popullin amerikan.
Falënderim për shqiptarët shprehu edhe nji pjesëtar i trupave të KFOR’it amerikan në Kosovë, Tod Jacobus, i cili tha se asht i habitun nga randësia që i kushtohet kësaj feste në Kosovë.
Dita e Pamvarësisë së SHBA’ve në Kosovë shenohet çdo vit me aktivitete simbolike në shejë falënderimi për mbështetjen e shtetit tonë nga Amerika.

Gjatë ditës shoqata “Miqtë e Amerikës” ka me zhvillue edhe disa aktivitete tjera në qytetin e Vushtrrisë.