Kosova e gatshme me i ndihmue Maqedonisë

Presidenti Hashim Thaçi ka deklarue se institucionet e Kosovës janë të gatshme të ndihmojnë Maqedoninë derisa ka shprehë ngushëllime për humbjen e jetëve.

“Jam i tronditun nga humbjet e jetëve nga pasojat e rrebeshit të madh të shiut në Maqedoni. Ngushëllime të gjithëve që janë prekë. Institucionet e Kosovës janë të gatshme të ndihmojnë”, ka shkrue Thaçi.

Simmbas të dhanave zyrtare janë 17 persona që kanë humbë jetën në vërshimet, gjashtë janë të zhdukun e 22 të plagosun.