Kosova e gatshme për Gjykatën Speciale

Kosova asht e gatshme për Gjykatën Speciale dhe gjendja e sigurisë në vend vlerësohet e mirë.

Këto deklarata i bani Zv/Kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjensionit Kosovar për Inteligjencë, Duda Bale mas mbledhjes së këtij Komisioni, ku u diskutue për sfidat e Raportit të Progresit për Kosovën për vitin 2015 dhe për Planin Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit.
Bale tha se raporti paresheh me ndryshue ligjin për klasifikimin e informatave dhe verifikimin e sigurisë.

Por ajo mohoi se në komision asht bisedue për fletarrestin e deputetit Azem Syla.
Në këtë komision për të disatën herë muguen pjesëtarët e opozitës, përfshi edhe kryetarin nga radhët e Nismës, Haxhi Shala.