Kosova e izolueme: Kur ish-ministri i gëzohej ‘liberalizimit të vizave’ me shampanjë (video)

Procesi i liberalizimit të vizave tash e nji kohë ka mbet i bllokuem, mbasi po kërkohet edhe plotësimi i dy kritereve: miratimi i demarkacionit dhe luftimi i krimit dhe korrupiconit.

Por më 5 Maj 2016 Kosova kishte marrë nga Komisioni Europian rekomandimin për liberalizimin e vizave, lajm i cili kishte gëzue qytetarët e Kosovës.

Gëzim të madh dhe premtime të shumta se mbrenda nji kohe të shkurtë qytetarët kanë me lëvizë lirshëm kishte dhanë edhe Ministri i atëhershëm i integrimeve, Bekim Çollaku, shkruen lajmi.net

Madje në zyrat e kësaj ministre u çel shampanjë, mbasi pretendohej se heqja e vizave ishte afër.

Kështu deklaronte edhe vet Çollaku.

“Deri në mbyllje të këtij procesi, ka mbetur dhe shumë pak kohë. Ne kërkojmë dhe mirëkuptim nga qytetarët, ashtu siç kanë treguar deri më sot. Mirëpo sot filloi trajtimi i barabartë i qytetarëve të Kosovës dhe kjo është një e arritur e madhe. I përgëzoi të gjithë“, thoshte Bekim Çollaku.

E sot, në vitin 2017 qytetarët e Kosovës ende janë të bllokuem, dhe duhet me pritë me orë të tana para ambasadave për viza.