Kosova e Maqedonia bashkë për zhvillim ekonomik

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, priti sot në takim homologun e tij nga Maqedonia, Driton Kuçi me të cilin bisedoi për zhvillimin ekonomik mes dy vendeve.

Stavileci tha se asht analizue gjendja ekonomike e kalueme me atë të tashme, që simbas tij do duhej të ishte ma e mirë në marrëdhënjet ekonomike përmes impelentimit të marrëveshjes së nenshkrueme.
Ndërsa Ministri i Ekonomisë së Maqedonisë, Driton Kuçi, u zotue për thellimin e bashkëpunimit me vendin tonë.

Ai përmendi edhe interkonektimin e dytë të energjisë prej 400 kw dhe zhvillimit të sistemit gazëpërçues mes Kosovës dhe Maqedonisë.

Ministri i Ekonomisë, Driton Kuqi, në shoqni të homologut të tij Blerand Stavileci, u takuen edhe me kryeparlamentarin Kadri Veseli, me ministrin e Infrastrukturës, Lutfi Zharku etj.