Kosova e ndotun feston Ditën Botnore të Tokës

Mos e shkatërro planetin asht vendi ku mbaj të gjitha gjanat e mia, përqafo nji pemë ato kanë ma pak probleme, në pyje nuk ka wi-fi po ka nji lidhje të forte.
Këto janë disa nga mbishkrimet e vendosuna në pemët e qendrës së Prishtines.
Sheshi me plot fëmi, prindë, gazetar e përfaqësues të institucioneve, krejt kjo me qëllim të shënimit të Dites Botnore të Tokes.
Për me u shënue kjo ditë fëmitë ofruen punimet e tyne në shesh, disa shpërndanë qese ekologjike, e disa te tjerë reciklimin e shisheve të ujit.
E krejt kjo për me tërheq vëmendjen e të gjithëve në mbrojtjen e Ambientit.
Megjithëse Aktiviteti i tillë u organizue nga Ministria Mjedisit në bashkëorganizim me Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosoves atë të Bujqësisë e Komunës së Prishtinës, nga të gjitha këto institucione i pranishëm ishte vetëm zavendësministi i Mjedisit e Planifikimit Hapesinorë, Mendim Rugova, i cili përmendi disa nga faktorët që po e degradojnë ambientin.
Dita e Tokës u shenue edhe me aktivitete të tjera si mbjellja e fidaneve për pyllzimin e hapesines në Meqagllavë, Dubok dhe pastrami i hapesinës së gjelbërt në rrugen B.
Artistë, qytetarë, kangtarë, sportiest dhe shefi i zyrës së BE’s në Kosovë, Samuel Zbogar, pastruen hapsinën gjelbruese me mesazhin “Ta pastrojmë Kosovën”.
Shefi i zyres së BE’s përsëriti se problem kryesor i Kosovës asht ambieti për çka edhe kritikoi Qeverinë tue thanë se me buxhetin që ka nda për MMPH shihet se nuk e ka atë prioritet.
Mund të shihet shumë qartë se me buxhetin që iu asht nda Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapesinorë, Qeveria nuk e ka prioritet ambientin edhe pse ai asht njani ndër problemet kryesore të Kosoves. Por ma e keqja qe kam pa asht hedhja e mbeturinave nga qytetaret ne Parkun Nacional Germia.”

Zbogar i bani thirrje qytetarëve me u vetedisue e me mbajtë ambientin e pastër tue thanë se institucionet nuk kane mundesi me vrapue mbas çdo letre që e gjuen qytetari.

Dita e tokes për herë të parë u shenue me 22 Prill në vitin 1970.