Kosova e Serbia kanë ra dakord për diçka në Bruksel

Me ndërmjetësimin e Bashkimit Europian asht mbajtë takimi trilateral për zbatimin e marrëveshjes së arritun më 14 Shtator 2016, e cila parasheh reciprocitet në tabelat e kerreve në mes të dy shteteve.

Në këtë takim, delegacioni i Republikës së Kosovës i kryesuem nga ministrja Edita Tahiri, kryenegociatore, prezentoi progresin në pregaditjet për zbatimin e marrëveshjes për reciprocitet në kuadër të lëvizjes së lirë, e cila ka me i heqë nga përdorimi tabelat ‘prova’ të cilat njianshëm janë aplikue nga ana e Serbisë për qytetarët e Kosovës.

Delegacioni konfirmoi se tana institucionet e Republikës së Kosovës, si Ministria për Dialog, Ministria e Punëve të Mbrendshme, Policia e Kosovës etj, janë tue punue intensivisht për m’i realizue obligimet zbatuese në raport me këtë marrëveshje.

Edhe pala serbe konfirmoi gadishmëninë për zbatimin e marrëveshjes si dhe paraqiti progresin në procesin pregaditor për implementim, raporton lajmi.net.

Mbas diskutimeve rreth pajisjes së kerreve me letër ngjitëse që kanë me vlejt për të dyja palët, BE’ja kërkoi që të dyja shtetet të marrin përsipër që pajisja e kerreve me letër ngjitëse të bahet pa pagesë, e cila nënkupton se qeveritë e të dyja shteteve duhet m’i marrë përsipër shpenzimet për prodhimin e tyne.

Po ashtu, u caktuen edhe specifikat e letër ngjitësve dhe modalitetet e zbatimit të këtij dakordimi.