Kosova e SHBA me marrëveshjen Fulbright: Veseli uron të rijtë!

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli ka njoftue se të rijve kosovarë u janë hap mundësitë për me studiue n’Universitetet ma prestigjioze amerikane, mbas nji marrëveshje, Kosova ka nënshkrue me SHBA’të, për bursa

 

Qe njoftimi i plotë i Veselit:

Urime të rinjve tanë! Fulbright kaloi. Studentët dhe studiuesit tanë, do të kenë mundësi të studiojnë në Universitetet më prestigjioze amerikane, përmes bursave gjatë pesë viteve të ardhshme, falë marrëveshjes Fulbright mes Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kjo marrëveshje, do të thotë shumë për bashkëpunimin dhe ndihmën e Shteteve të Bashkuara, për të rinjtë tanë të cilët pas shkollimit, kthehen dhe japin kontribut në shtet-ndërtimin e Kosovës. K.V.