Kosova e SHBA’t nënshkruejnë marrëveshje për ekstradim

Presidentja Atifete Jahjaga dhe ambasadori amerikan Greg Delawie, e kanë nënshkrur marrëveshjen e ekstradimit midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkueme të Amerikës.

Kjo marrëveshje u nënshkrue në zyret e Presidentes.

Presidentja Jahjaga tha me këtë rast se marrëveshja pos që shënon nji hap të randësishëm, thekson konstatimin për sundim të rendit dhe ligjit në Kosovë, dhe bashkëpunimin e thellë mes dy vendeve.

Me këtë marrëveshje Kosova dhe SHBA, dy shtetet garantojnë që kriminelet që paraqesin rrezik për shtetet tona do të ndjeken dhe do të vihen para drejtësisë. Jemi krenar që sot po e dëshmojmë bashkëpunimin për çështje të rëndësishme të dyja vendeve”, tha Jahjaga.

Ndërsa amabasadori amerikan Greg Delawie, tha se kjo marrëveshje e shfuqizon marrëveshjen e maparshme ndërmjet Qeverisë së SHBA’s dhe Qeverisë së Serbisë.

“Kjo marrëveshje mundëson me i sjell kriminelat para drejtësisë të të dy vendeve. Marrëveshja ka me kontribue në sigurinë rajonale. Kjo marrëveshje asht mekanizëm për me rritë kredibilitetin ndërkombëtar të Kosovës. Ky kredibilitet rritet edhe kur luftohen çashtjet e korrupsionit. Na i aftësojmë prokurorët policët, gjyqtarët për me ndihmue në identifikimin e kësaj praktike. Punojmë me publikun dhe bizniset për me luftue korrupsionin, gja që s’asht e mundun pa sundimin e ligjit”, tha Delawie.