Kosova e Shqipnia me protokoll për inspektim të përbashkët

ipk

Inspektorati Policor i Kosovës do të nënshkruej protokollin për inspektim të përbashkët me Shërbimin për Çashtje të Mbrendshme dhe Ankesa të Shqipnisë.

“Ky nënshkrim i protokollit të inspektimit të përbashkët asht vazhdimësi e aktiviteteve në kuadër të Memorandumit të mirëkuptimit për bashkëpunim në fushën e kontrollit të mbrendshëm dhe mbikëqyrjes policore, të nënshkruem nga Ministrat e Mbrendshëm të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipnisë në Marsin e vitit të kaluem”, thuhet në komunikatën për media të IPK’s.

Nënshkrimi i protokollit për inspektim të perbashkët do të bahet në ambientet e IPK’s – sallën e konferencave nga Kryeshefi Ekzekutiv i IPK’s Fitim Shishani dhe Drejtori i Përgjithshëm i SHÇBA’s, Arben Skendo.