Kosova e Shqipnia ribashkohen!

kosovshqipni

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës u fol edhe për mbledhjen e perbashkët të Qeverisë së Kosovës me atë të Shqipnisë, ku kryeministri Mustafa tha se në këtë takim do të vlerësohen të arritunat e dy takimeve të maparshme të qeverive dhe të shikohen t’arritunat e marrëveshjeve ndërmjet dy vendeve.

“Propozoj Kujtim Shalën, Hajredin Kuçin, Mahir Jagcilar dhe Petrit Selimin që të vijnë me nji agjendë se çka do të flitet.

Koha ma e mirë të takohemi asht fundi i Majit ose fillimi i Qershorit”, tha Mustafa.