Kosova edhe për 10 vjet ka kuadro të ekonomisë dhe juridikut

Arsimi dhe Kultura përbajnë nji interes të randesishem për qytetarët dhe shtetin e Kosovës.

Kështu u tha në konferencen dyditore ndërkombëtare me titull “Kultura dhe Arsimi”, e cila ka për qëllim shkëmbimin e përvojave të vendeve të rajonit në këto fusha.

Në nji fjalë rasti Ministri i Kulturës, Kujtim Shala, tha se edukimi dhe kultura janë faktorë tejet të randësishëm të cilët ndikojnë drejtpërdrejtë në sektorin social e institucional.

Ministri Shala shtoi se Qeveria ka iniciue nji varg reformash të fushës ligjore dhe të fushës programore me qëllim që kulturën ta kthej në nji fushë prioritare.

Nga ana tjetër edhe ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, i ka cilësue arsimin dhe kulturen si dy segmente shumë të randësishme.

Simbas Bajramit, Kosova ka nevojë për kuadro të reja për automekanikë, hotelierë, makineri etj, mbasi simbas tij edhe për 10 vitet e ardhshme ka kuadro të ekonomisë dhe juridikut.

E ambasadori i Shqipnisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, ka theksue se shqiptarët kanë gjenezë shumë të randësishme tu thanë se si popull mundet me arritë kudo që shkon.

Të pranishem në këtë konferencë ishin edhe Ministri i Diasporës Valon Murati, Ambasadorja e Findlandës në Kosovë etj.