Kosova i del në ndihmë Maqedonisë, qe me çka!

Me rastin e vershimeve në Shkup dhe mbas kerkesës së shtrueme nga Drejtoria për Mbrojte dhe Shpëtim e Maqedonisë, nji ekip i Kosovës, nga Agjencia e Menaxhimit Emergjent e Ministrisë së Punëve të Mbrendshme, sot asht nis për me mbështet Maqedoninë, në menaxhimin e kësaj fatkeqësie natyrore.

Në nji njoftim për media thuhet se drejtori i përgjithshëm i AME’s, Fadil Kodra, e përcolli këtë ekip tue e udhëzue për rregullat, procedurat dhe operacionet që do t’i kryejnë atje ne mbështetje të qytetarëve të goditun nga fatkeqësia.

“Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim e Maqedonisë, tash për tash ma së shumti ka nevojë për pompa thithëse 800-1500 litra.

Mbasi që na kemi kapacitete të tilla, në përgjigje të kërkesës së kësaj drejtorie, ekipi i AME’s udhëtoi për në Shkup me këtë përbërje: tetë pjesëtarë, tre automjete, dy automjete me 4 pompa thithëse, gjithsejtë katër pompa 800-1500 litra dhe nji automjet i komandës dhe mbështetjes logjistike”, thuhet në njoftim.

Ma tej në njoftim thuhet se ekipi nga Kosova ka me qendrue atje deri më 12 Gusht, ku do të kryejë operacione të shkarkimit (thithjes) t’ujnave nga shtëpitë e përmbytuna nga vërshimet.