Kosova i përgjigjet Malit të Zi: Jeni ngutë, i kemi marrëdhaniet e mira

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, respektivisht ambasada jonë në Podgoricë ka pranue nji notë proteste përkitazi me sjelljen siç pretendohet “provokuese” në kufinin ndërshtetnor ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi ditë ma parë.

“Në frymën e bashkëpunimit dhe raporteve të shkëlqyeme ndërmjet vendeve tona dhe mirëkuptimit për këtë çashtje, Ministria e Punëve të Jashtme vlerëson se reagimi nga ana e Ministrisë së Jashtme dhe Integrimit Europian e Malit të Zi, ka qenë i ngutshëm dhe pa ndonji arsye serioze për me u shqetësue sa i përket raporteve tona të ndërsjella”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Punëve të jashtme.

“Ministria e Punëve të Jashtme e siguron Malin e Zi se Kosova ka me vazhdue me kultivue raporte të shkëlqyeshme dhe raste të tilla nuk i cenojnë këto marrëdhanie. Gjithçka ka me u zhvillue në frymën e bashkëpunimit dhe dialogut të hapun.