Kosova i perplasë serbët, kush po kerkon me ndërpre dialogun!

Deputetët e Partisë Radikale Serbe të Vojislav Sesel e kanë lëshue seancën e Komisionit parlamentar për “Kosovë dhe Metohi”, në të cilën po flitet për dialogun në mes të Beogradit dhe Prishtinës, me arsyetimin se kryetari i këtij komisioni, Milovan Drecun mbas kerkesës së tyne nuk e ndërpreu seancën.

Deputeti i kësaj partie, Nemanja Sarovic i ka ba thirrje Drecun’it me ndërpre seancën gjersa me i kerkue falje drejtori i zyrës serbe për Kosovën, Marko Djuric, shkruen Alo.

“Përfaqësuesi i Qeverisë më ka krahasue me Edita Tahirin dhe më tha ‘Turp të kesh’. Kërkoj nga ju që ta ndërprisni seancën, sepse nuk mundet me vazhdue derisa Djuric mos të kërkoi falje për mosrespekt ndaj Kuvendit”, tha Sarovic.

Ai tha se nuk asht faji se negociatat janë në nji rrugë pa krye dhe se rezultati i negociatave asht “zero”.

Djuric ju kishte thanë paraprakisht radikalëve se nuk janë askund në terren kur nevojiten për ndihmë, por janë aty kur duhet ba zhurmë e madhe si dhe për me ba akuza të rrejshme të cilat simbas tij damtojnë unitetin.

Takimi i Komisionit për “Kosovë dhe Metohi ” asht në proces, ku po diskutohet për dialogun në mes Beogradit dhe Prishtinës dhe raportin e Zyrës serbe për Kosovë për gjashtë muejt e parë të këtij viti.