Kosova ka edhe dy ditë afat nga BE’ja

Kanë mbetë edhe dy ditë deri në përfundimin e mandatit të Misionit të Bashkimit Europian për Sundimin e Ligjit në Kosovë, EULEX.

Bashkimi Europian pret që çashtja e mandatit të EULEX’it me u finalizue para 14 Qershorit.

“Siç e dini, mandati aktual i EULEX’it përfundon me 14 Qershor 2016, BE’ja dhe Kosova kanë finalizue diskutimet mbi praninë e EULEX’it përtej Qershorit. Na presim nji vendim para 14 Qershorit,” thonë për Tribuna Channel, në zyrën për medie të Përfaqësuesit Special të Bashkimit Europian në Kosovë, Samuel Zhbogar.

Por, për analistët, vazhdimi i mandatit të EULEX’it po bahet për arsye politike, përkundër se asht dashtë me u fuqizue në fushën e sundimit të ligjit.