Kosova ka me ba edhe hetime Online për ekstremizmin

Fatos Makolli, drejtori i Departamentit Kundër Terrorizmit në Policinë e Kosovës, ka thanë se, Kosova konsiderohet vend me kapacitete të nevojshme për me trajtue terrorizmin. Por, simbas tij, në vazhdimësi duhet fuqizue këto kapacitete.

“Kapacitetet e mjaftueshme janë çashtje relative, mbasi që ato në vazhdimësi duhet fuqizue, bazue në rrethanat që paraqiten dhe të adaptohen dhe zhvillohen ma tutje, me qëllim që me ju përgjigjë situatave në terren”.

“Por, bazue në gjendjen e deritashme, asht dëshmue se ka kapacitete të nevojshme për me trajtue këtë fenomen. Qasja dhe puna e suksesshme ndaj këtij fenomeni ka ba që shumë institucione kredibile ndërkombëtare me konsiderue trajtimin e këtij fenomeni nga Kosova, si lider në Ballkan e më gjanë. Mundem me thanë se, Policia e Kosovës ka përfitue njohuni mbrenda dhe jashtë vendit. Edhe sa u përket kapaciteteve njerëzore dhe logjistike qëndron mirë”, ka thanë Makolli, për radioevropaelire.org

Tutje, Makolli ka shtue se tashma janë formue edhe njësi të caktueme mbrenda Policisë së Kosovës për luftimin dhe parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm.

“Përveç këtyne, së fundi asht ba edhe njësi e caktueme, si ajo për hetime online dhe njësia për parandalimin e ekstremizmit. Ajo merret me vetëdijesimin e qytetarëve për parandalimin e ekstremizmave të çfarëdo lloji. Çashtja e kapaciteteve asht proces i vazhdueshëm dhe Policia e Kosovës ka me vazhdue edhe ma tutje me avancime’’, ka thanë Makolli.