Kosova ka sigurue veç 50 përqind të nevojave për bukë

Kosova vazhdon mos me pasë prodhimtari të mjaftueshme të grunit edhe në këtë vit, por në të njajtën kohë vazhdon të jetë importues i madh i këtij artikulli nga Serbia.

Ndër arsyet e ranies së prodhimtarisë së grunit në vazhdimësi asht dekurajimi i fermerëve për çmimin e ulët të grunit dhe mungesa e nxitjes së masave stimuluese nga shteti.

Kështu mendojnë ekspertë të bujqësisë, të cilët rekomandojnë Ministrinë e Bujqësisë se fermerët duhen stimulue krahas produktivitetit të punës dhe të ndryshojë metodologjia e subvencionimit.
Edhe psee, zyrtarë të Ministrisë së Bujqësisë thonë se për subvencionim e produktivitetit nuk ka mekanizma të mjaftueshëm.

Profesori në fakultetin e Bujqësisë, Imer Rusinovci, për KosovaPress thotë se sipërfaqet kultivuese me grunë në këtë vit kanë qenë ma të ulëta në raport me vitin e kaluem, por edhe mesatarja e prodhimtarisë nuk asht e kënaqshme në raport me potencialet prodhuese që kanë kultivuesit e grunit.

Ai tha se në nivel vendi asht realizue nji mesatare prodhuese e grunit 3.5 deri 4 tonë për hektarë, mvarësisht nga lokaliteti ose nga zona prodhuese.