Kosova kërkon shpalljen e 5 Majit Ditë të Dëshmorëve

Shoqatat e dala nga Lufta e UÇK, përmes nji konference për shtyp deklaruen se kanë me dorëzue në Kuvend kërkesën për zyrtarizimin e 5 Majit, si festë e Dëshmorëve të Kombit.
Kryetar i Shoqatës së Familjes të Dëshmorëve, Xhavit Jashari paraqiti argumentet pse duhet që 5 Maji me qenë festë shtetnore.

Ndërsa, drejtori i Institutit Albanologjik Hysen Matoshi tha se nuk mundet me u paramendua historia e re e Republikës, pa i kujtue ata që dhanë gjakun për lirinë e Kosovës.

Profesori Emin Kabashi kërkoi që kjo ditë me u legjitimue si festë shtetnore, sepse në këtë ditë përkujtohen dëshmorët edhe në Shqipni e Shkup.

5 Maji, Dita e Dëshmorëve në Shqipni, asht dita e vrasjes së Qemal Stafës, njanit prej udhëheqësve kryesorë të lëvizjes komuniste gjatë Luftës së Dytë Botnore.