Kosova konsumon 400 milion euro mallna serbe në vit

Reciprociteti me Serbinë nuk ia ul të hyrat Doganës, tha Adriatik Stavileci gjatë nji interviste për Televizionin Rrokum, ku flet edhe për zbatimin e këtyne masave nga pala kosovare.

Mirëpo se a po e damton buxhetin e shtetit kjo masë reciprociteti, në Administratën Tatimore të Kosovës thonë se për importet, asht Dogana ajo që mbledh paret edhe për ATK’n.

E derisa zyrtari i ATK’s thotë se Dogana njoftohet prej tyne në rastet kur konstatohet import ilegal i mallnave, zadhanësi i Doganës pranon se Serbia vazhdon me qenë importuesi kryesor i Kosovës, dhe se importet nga fqinji verior sa vinë e rriten nga viti në vit.

Disa ditë ma parë, Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, tha për Televizionin Rrokum se humbjet që i shkaktohen buxhetit të shtetit nga reciprociteti me Serbinë, që vazhdon tash e 1 muej, janë të pakonsiderueshme.