Kosova kujton 16 vjetorin e sulmeve terroriste n’SHBA

Me 11 Shtator të vitit 2001, u kryen sulmet ma të tmerrshme terroriste në Shteteve e Bashkueme të Amerikës, ku me aeroplan të rrëmbyem terrorist u shembën kullat binjake në New York dhe u sulmue Pentagoni, ku humben jetën mija qytetarë.

Në 16-vjetorin e kësaj ngjarje, Kosova e kujton këtë ditë të kobshme për SHBA’të dhe gjithë demokracinë botnore.

Sot, Kuvendi i Kosovës në bashkorganizim të Shoqatës “Miqtë e Amerikës”, Policisë së Kosovës, Agjencioni për Menaxhimin e Krizave, Zjarrfikësit e Prishtinës, Qendra e Mjekësisë Urgjente dhe nxanësit e shkollës së Mesme “Hivzi Sylejmani”, Fushë Kosovë, organizojnë aktivitete te shtatorja në sheshin ‘Bill Clinton’ në nderim të viktimave të 11 Shtatorit.

Gjithashtu, gjatë ditës së sotm, tue fillue në orën 12:00 në sheshin ‘Nënë Tereza’ hapet ekspozita me fotografi që i dedikohen ngjarjes së 11 Shttatorit 2001 si dhe fotografi nga aktivitetet e Shoqatës “Miqtë e Amerikës”.

Shperndaje në: