Kosova kujton 1666 të zhdukunit e saj nga lufta dhe kërkon me mësue rreth fatit të tyne

Sot asht Dita Ndërkombëtare e të Zhdukunve. Kur janë ba 17 vjet nga përfundimi i luftës në Kosovë, zyrtarisht edhe 1666 persona figurojnë si të zhdukun.

Familjarët shprehen të zhgënjyem për faktin se institucionet nuk kanë punue sa duhet për të mësue ma shumë rreth fatit të tyne.

Për nder të kësaj dite, Kuvendi dje ka mbajtë nji tryezë, në të cilën u tha se Kosova nuk mundet me ngrit padi kundër atyne që kanë krye krime mbasi që vendi nuk asht i anëtarësuem në mekanizmat ndërkombëtarë.

Ndërkohë që sot paradite për nder të Ditës së të Zhdukunve mbahen homazhe te përmendorja e ngritun për nder të të zhdukunve te ndërtesa e Kuvendit të Kosovës. Ndërsa, manifestimi kryesor mbahet në Merdar afër Podujevës.