Kosova me 860 mijë përdorues në Facebook dhe mbi 80 përqind shtrimje të internetit (foto)

Rrjetet sociale po bahen pjesë e përditshmënisë për nji pjesë të madhe të shqiptarëve, sidomos të rijve.

Të dhanat e fundit të Internetworldstats tregojnë se Kosova ka ma shumë se 860 mijë përdorues të Facebook, nji shifër që asht gati sa 50% (saktësisht 45.4 përqind) e totalit të popullsisë, që jeton mbrenda vendit.

Vendet me përdorimin ma të naltë të këtij rrjeti social janë Monako, Islanda, Malta, Gjibraltari, Mbretnia e Bashkueme, si dhe vendet nordike Danimarka, Norvegjia, Suedia etj, ku përqindja e përdoruesve të Facebook varion nga 60 në 75%.

Sa i përket përdorimit të internetit, në Kosovë janë të regjistruem 1,523,373 përdorues, gja që e rendit shumë naltë vendin tonë me 80.4 përqind të shtrimjes.

Kjo shifër asht e barabartë ose e përafërt me shumë shtete të zhvillueme të Bashkimit Europian.

Krejt vendet e rajonit Shqipnia, Maqedonia, Serbia, Mali i Zi janë përdorues të ngjashëm të Facebook me rreth 50% shtrimje.

Shqipnia ka nji shtrimje të internetit prej 62.6% të popullsisë, tue u rendit e 37’ta në Europë (në dhetëshen e fundit).

Rusia asht shteti me përdorimin ma t’ulët të rrjeteve sociale në Europë, ku vetëm 7.5% e popullsisë kanë Facebook. /lajmi.net

internett

Sqarim: Internetworldstats në këtë listë e ka përfshi Kosovën me 560 mijë përdorues në Facebook, tue ja huq në shifër, mirëpo në momentin që hyn në të dhanat detaje për Kosovën del shifra e saktë 860 mijë: