Kosova me borgjin publik ma të ulët në rajon

Në krahasim me të njajtën periudhë të vitit të kaluem, Kosova ka shënue rritje të të hyrave për 18%, nga të cilat 27% vijnë nga Doganat dhe 3.8 % nga Administrata Tatimore.

Kështu tha në nji konferencë për media, Ministri i Financave Avdullah Hoti, i cili theksoi se në dy muejt e parë të këtij viti janë mbledhë gjithsej 191 milion euro, apo 30 milion ma shumë se në periudhën e njajtë të vitit paraprak.

Hoti tha se ka rritje të kërkesës vendore për mallna dhe shërbime, dhe kjo rrjedhimisht ka rritë të ardhunat edhe nga importi.

Ministri theksoi se pamvarësisht rritjes së akcizës në duhan dhe alkool asht rritë kërkesa për këto produkte dhe kjo i ka kontribue rritjes së të hyrave vendore.

Hoti tha se asht rritë tatimi në koorporata, pra e tatimit në fitim, derisa theksoi se ka ngecje te të hyrat vetanake të komunave, por se kjo ngecje po tjekalohet.

Hoti shtoi se shpenzimet shtetnore janë racionalizue maksimalisht, por megjithatë ka nji rritje prej 10% në këtë drejtim.

Ministri u shpreh i kënaqun me bilancin bankar të Kosovës, që në baza ditore ka mbi 320 milionë euro në llogari bankare të Qeverisë mbi 130-140 milion euro ma shumë krahasue me periudhën e njajtë të vitit të kaluem.

E sa i takon borxhit publik, Hoti tha se Kosova ka vetëm 12.8% të GDP’s krahasue me 60 apo 70 % tue u ba kështue vendi me borxhin ma të ulët në rajon.