Kosova me Demarkacionin ka me u detyrue me ndrrue flamurin!

Shefi i Katedrës së Gjeodezisë në Universitetin e Prishtinës, Përparim Ahmeti ka ba me dije se procesi i demarkacionit me Malin e Zi asht zhvillue komplet gabim.

Ai ka thanë se me këtë marrëveshje asht vendos nji kufi që kurrë nuk ka ekzistue ma parë.

N’intervistën për “Epokën e re”, Ahmeti ka vlerësue se me versionin aktual të demarkacionit Kosova jo vetëm se do të humbë territor, por do të jetë e detyrueme me ndërrue edhe flamurin.

Ai ka ba me dije se krejt faktet e deshmojnë vijën Kullë-Çakorr si kufi mes Kosovës dhe Malit të Zi që nga viti 1945.