Kosova me të madhe importon mallna nga Serbia

Raportet e Kosovës me Serbinë veçse janë të njoftuna. Në asnji fushë të vetme nuk arrihet gjuhë mirëkuptimi, mirëpo të gjitha mosmarrëveshjet bien poshtë kur vjen puna te ekonomia.

Edhe pse sektor mjaft i randësishëm, Serbia vazhdon të mbetet importuesi kryesor i Kosovës. Në bazë të statistikave, 13.9 përqind e mallnave janë të importueme nga Serbia.

Madje, në top partnerët kryesorë me të cilët Kosova bashkëpunon në ekonomi, kryeson listën shteti Serb.

Menjiherë mbas Serbisë, asht Gjermania destinacioni i dytë i importimit të mallnave. 12.3 përqind e mallnave janë të importueme prej shtetit Gjerman.