Kosova me u përfshi në mekanizmat nderkombëtar antikorrupcion!

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka prit në takim kreun e Agjencisë Kundër Korrupcionit në Kosovë, Shaip Havollin.

Në këtë takim, presidenti Thaçi theksoi se Agjencia Kundër Korrupsionit asht nji prej mekanizmave ma të fuqishëm në luftën kundër korrupcionit dhe krimit të organizuem, prandaj nevojitet nji bashkëpunim edhe ma i madh i krejt institucioneve dhe autoriteteve hetuese e prokuroriale, me këtë institucion.

“Kemi progres në luftën kundër korrupcionit dhe krimit të organizuem, por gjithnji ekziston mundësia me u ba edhe ma shumë”, ka thanë presidenti Thaçi.

Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupcionit, Shaip Havolli, e ka informue presidentin Thaçi për angazhimin e tij prej marrjes së kësaj detyre të re.

Havolli ka thanë se agjencia po angazhohet maksimalisht për zbatimin e ligjit dhe për luftimin dhe parandalimin e korrupcionit në vend.

Presidenti Thaçi dhe kreu i Agjencisë Kundër Korrupcionit në Kosovë biseduen edhe për shtimin e përpjekjeve, që Kosova të përfshihet në mekanizmat ndërkombëtar antikorrupcion.

“Kosova duhet me u përfshi në mekanizmat nderkombëtar antikorrupcion”, ka thanë presidenti Thaçi.