Kosova merr përkrahje për liberalizimin e vizave nga Komisioni Europian!

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka takue Christian Danielsson, drejtor i përgjithshëm në Drejtoratin për Politikën Europiane të Fqijësisë dhe Negociatave për Zgjanim të Komisionit Europian.

Hoxhaj dhe Danielsson kanë diskutue për hapat e matejmë të zbatimit të MSA’s, agjendën e reformës europiane, liberalizimin e vizave dhe takimin e parë të Këshillit për Stabilizim Asociim që pritet të mbahet gjatë muejit të ardhshëm.

Me këtë rast, ministri Hoxhaj ka theksue vullnetin politik dhe përpjekjet e Qeverisë së Kosovës për zbatim e MSA’s si dhe për aprovim dhe fillim të zbatimit sa ma shpejt të reformës europiane.

 Për këtë ministri Hoxhaj ka thanë se “se kanë me ba çdo gja për me përmbush kushtet për me marrë liberalizimin vizave”.