Kosova mirëpret misionin vlerësues të vizave!

Ministri i Integrimit Europian, Bekim Çollaku, priti sot në takim shefin e Zyrës së BE’s në Kosovë, Samuel Zbogar me të cilin ka diskutu lidhun me përgaditjet që janë ba për të prit misionin vlerësues të ekspertëve lidhun me përmbushjen e 8 rekomandimeve të fundit të KE’s në procesin e liberalizimit të vizave.

Ministri Çollaku, konstatoi se institucionet pergjegjëse për përmbushjen e kritereve të fundit, janë të gatshme dhe mirë të përgadituna për të prit dhe për t’ju përgjigj interesimit të ekspertëve të misionit vlerësues.

Të dy bashkëbiseduesit shprehën edhe njiherë zhgenjimin për mosvotimin e anëtarëve të Bordit të OSHP’s nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.

Përkundër kësaj ishte përfundim i përbashkët që institucionet pergjegjëse duhet të riprocedojnë këtë çashtje brenda nji periudhe shumë të shkurtë kohore.

Po ashtu asht diskutu lidhun me përgaditjet e institucioneve të Kosovës për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit, e cila ka me hyjë në fuqi më 1 Prill.