Kosova mundet me i nis kualifikimet kundër Greqisë në “Adem Jashari”

Kosova me pranimin në FIFA, fitoi të drejtën për përfshimje në kualifikime për Botnorin që mbahet në Rusi.
Janë dy grupe të lira ku mundet me u vendos Kosova dhe Gjibraltari.

Fadil Vokrri ka deklarue se tash UEFA asht ajo që ka me sistemue Kosovën në njanin nga grupet e lira, në grupin ‘H’ apo në grupin ‘I’.

Nëse kqyren kundërshtarët në letër, grupi ‘H’ doket ma i lehtë, me kombëtaret si Belgjika, Bosnja, Greqia, Estonia dhe Qipro.

Nëse Kosova vendoset në këtë grup, kualifikimet i nis në muejin Shtator dhe në stadiumin ‘Adem Jashari’ pret kombëtaren e Greqisë.

Në grupin tjetër, janë kombëtaret si Kroacia, Finlanda, Islanda, Turqia dhe Ukraina.
Ka me qenë Finlanda, kundërshtari i parë i Kosovës nëse UEFA e vendos në këtë grup.