Kosova në luftë me prostitutat

Trafikimi me qenie njerëzore, apo siç njihet në zhargonin e sotëm “skllavninë moderne”, mbetet sfidë e pakapërcyeshme për institucionet e Kosovës.

Edhe pse autoritetet e rendit në vend po bajnë përpjekje për me luftue dhe për me parandalue trafikimin me qenie njerëzore, Kosovës i duhet shumë punë për m’i plotësue standardet ndërkombëtare për me eliminue këtë dukuni.

Kështu u tha të Martën në hapjen e fushatës së vetëdijesimit kundër trafikimit me qenie njerëzore, ku u zhvillue nji konferencë, në të cilën morën pjesë udhëheqësit e institucioneve vendore dhe të atyne ndërkombëtare.

Krejt kërkuan nga organet e rendit dhe të drejtësisë të punojnë ma shumë në parandalimin dhe eliminim e kësaj dukunie, shkruen sot Gazeta Zëri.

Ministri i Punëve të Mbrendshme, Skënder Hyseni, tha se institucionet përkatëse duhet me punue edhe ma shumë, me qëllim që gjatë javëve dhe muejve në vazhdim me ndryshue thellësisht imazhin e Kosovës në këtë fushë.