Kosova nënshkruen marrëveshje për m’u përballë me ekstremizmin në burgje dhe luftarët që kthehen nga Siria

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, të Mërkurën nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi në fushën e luftës kundër ekstremizmit të dhunshëm me Ambasadën e SHBA’ve në Prishtinë dhe Programin e Kombeve të Bashkueme për Zhvillim (UNDP).

Marrëveshja u nënshkrue nga kryeministri Mustafa, ambasadori i SHBA’ve në Kosovë, Greg Delawie dhe koordinatori për zhvillim dhe përfaqësuesi i përhershëm i UNDP’s, Andrew Russell.

“Kjo Marrëveshje Bashkëpunimi, ofron kornizën e përgjithshme të bashkëpunimit ndërmjet ZKM, Ambasadës së SHBA’ve dhe UNDP’s për zbatimin e nji projekti për me krye nji vlerësim bazik të luftarëve të huej që vijnë ose që janë të lidhun me Kosovën”, njofton zyra e Kryeministrit.

Bahet e ditun se, “qëllimi i projektit asht që me prodhue nji vlerësim gjithëpërfshimës që mundet me u përdorë për hartim të politikave të bazueme në dëshmi për parandalimin e radikalizimit të dhunshëm në burgje dhe në komunitete, për me informue aktivitetet për deradikalizëm dhe riintegrim, si dhe për me sigurue nji drejtim strategjik për Strategjinë e Kosovës për Luftën Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Planin e saj të Veprimit”.