Kosova nënshkruese e Memorandumin për gaz, energji dhe efiçiencë të energjisë

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka po merr pjesë në takimin e nivelit të naltë të iniciativës për Konektivitet me Gaz të Europës Qendrore dhe Juglindore (CESEC)  që po mbahet në kryeqytetin e Rumanisë – Bukuresht, me ç’rast palët kanë nënshkrue edhe Memorandumin  e Mirëkuptimit që plotëson iniciativën e Konektivitetit me Gaz të Europës Qendrore dhe Juglindore (CESEC) me nji qasje të përbashkët për zhvillimin e tregut të energjisë elektrike, efiçiencës së energjisë dhe burimeve të ripërtëritshme.

Ky takim i nivelit të naltë ka ba bashkë zyrtarë të naltë BE’s, ministrat e linjës së 9 vendeve anëtare të BE’s dhe anëtarët e Komunitetit të Energjisë, ku ban pjesë edhe Republika e Kosovës.

Komisioni Europian si ndërmjetësues i këtij procesi ka me ndihmue shtetet në fjalë në formë të granteve dhe kredive të buta për me përmisue infrastrukturën e gazit, energjisë dhe për me rritë efiçiencën e energjisë, me qëllim t’arritjes në nivelin e shteteve të zhvillueme të Bashkimit Europian.

Kreu i MZHE-së i ka dhënë mbështetje iniciativës për zgjerimin e rrjetit të Gazit për Evropën Qëndrore dhe Juglindore, ku përveç gazit përfshihet edhe energjia elektrike fushë kjo që e bënë Kosovën palë të rëndësishme në këtë proces.

Shperndaje në: