Kosova nuk i ka përmbushë tana obligimet për Gjykatën Speciale

Kosova nuk i ka përmbushë tana obligimet e marra për funksionalizimin e Dhomave të Specializueme pranë Gjykatës Speciale.

Edhe pse Ministria e Drejtësisë ka hartue draftet e para të udhëzimeve administrative që parashihen me Ligjin për Mbrojtjen Juridike dhe Mbështetjen Financiare të Personave të Akuzuem Potencialë në Proceset Gjyqësore pranë Dhomave të Specializueme, por nuk i ka miratue ato.

Ky ligj ka hy në fuqi në fund të muejit të kaluem ngase kështu e ka përcaktue neni 10 i tij, kurse afati për nxjerrjen e akteve nënligjore ka qenë fundi i muejit Maj.

Por, këto akte nënligjore, simbas Orhan Hajrizit, nga Zyra për Informim në Ministrinë e Drejtësisë, aktualisht janë në fazë të konsultimeve, përkatësisht në këtë ministri janë në pritje të komenteve apo propozimeve eventuale nga aktorët relevant vendorë dhe ndërkombëtarë.