Kosova nuk ka asnji dokument për Masakrën e Tivarit

Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale rreth 1 javë ma parë vendosi që me iu njoftë statusi i dëshmorëve edhe të ramëve para luftës. Kryetarja e këtij Komisioni, Flora Brovina e cila pohoi se në projektligjin për statusin e dëshmorit kanë me u përfshi edhe ata që kanë qenë nëpër burgje apo që kanë rezistue nëpër protesta gjatë viteve të mahereshme.

Në nji intervistë për Televizionin Rrokum, Brovina thotë se ende nuk dihet saktë data prej kur ka me u fillue njohja e këtij statusi.

Televizioni Rrokum raportoi me 1 Prill se Kosova dhe Shqipnia nuk e dijnë ende numrin e saktë të viktimave të Masakrës së Tivarit, derisa as ata, e as familjarët nuk kanë kurrfarë statusi. E pyetun për këtë, Brovina thotë se edhe kjo kohë mundet me u përfshi nëse komisioni pajiset me dokumentacionin e duhun, por ky dokumentacion nuk egziston. Simbas saj, mbledhja e këtij dokumentacioni nuk asht detyrë e deputetëve.

Megjithatë Brovina mendon se për këtë kategori të dëshmorëve duhet me u krijue nji ligj krejt i veçantë.

Ndërsa puna e komisionit rreth plotësim-ndryshimit të ligjit për të gjithë të ranët që nga 1965 e së këndejmi, pritet me u finalizue mbrenda muejit Prill.