Kosova nuk merr pjesë në takimin e Qeverive të Shqipnisë e Serbisë

Përfaqësuesit e Republikës së Kosovës nuk kanë me marrë pjesë në takimin e përbashkët mes dy Qeverive tjera, atë të Serbisë dhe Shqipnisë, që pritet të mbahet në qytetin e Nishit.

Pjesë e këtij forumi ekonomiko-biznisor, të cilin kanë me udhëheqë dy kryeministrat, Edi Rama dhe Aleksandar Vucic, nuk ka me marr pjesë asnji nivel i shtetit të Kosovës. Kështu ka deklarue për “Indeksonline”, Faton Abdullahu, zadhënës i Qeverisë Mustafa.

“Krejt janë spekulime. Na nuk kemi ftesë dhe nuk kemi me qenë atje. Nuk shkojmë atje me përfaqësue as nivel të naltë as të ulët, thjesht janë spekulime mediale apo të natyrave të ndryshme”, ka thanë ai.