Kosova nuk merr shembuj nga rajoni, por asht shembull

Kosova nuk merr shembull nga rajoni, por asht shembull për rajonin se si promovohet dialogu, se si duhet me u ndërtue nji shoqni multi-kulturore, e cila asht shtëpia e të gjitha komuniteteve.

Këto deklarata i bani sot, Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi gjatë diskutimit me anëtarët e Këshillit Konsultativ për Komunitete.

Tue lavdue punën e këtij Këshilli, Presidenti premtoi se komunitetet kanë me e pasë përkrahjen e tij.

Ai shtoi se shoqnia kosovare ka kalue në transformime të mëdha, të cilat kanë vue themelet e nji shteti demokratik, çelësi i sukseseve të të cilit asht dialogu.

Në fund, Presidenti rendit edhe nji herë sukseset e Kosovës në arenën ndërkombëtare, tue përsëritë se lista e tyne ka me u rritë.