Kosova pa Zavendëskryeministër dhe Ministër të Integrimeve

Janë ba ma shumë se dy javë prej kur Kujtim Shala ka dhanë dorëheqje nga pozita e zavendëskryeministrit të Kosovës. Ai i kishte drejtue nji kërkesë kryeministrit Isa Mustafa, të cilën e kishte arsyetue me angazhim ma të madh në ushtrimin e detyrës së ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, dikaster shumë i randësishëm për realizimin e programit të Qeverisë së Kosovës, transmeton Indeksonline.

E dje dha dorëheqje nga posti i të parit të Ministrisë së Integrimeve Europiane, Bekim Çollaku, i cili gjatë nji konference për media tha se ndonëse nuk asht ma në këtë pozitë, agjenda europiane mbetet prioritet i tij. Ai theksoi se nga tash ka me dhanë kontributin e tij në kabinetin e presidentit, por nuk ka me lanë anash edhe rrugën e Kosovës drejt Bashkimit Europian.