Kosova për herë të parë me buxhet 2 miliardësh!

Kosova për vitin 2017 ka me pasë buxhetin 2 miliardë euro.

Për vitin 2016 buxheti ka qenë rreth 1 miliard e 600 milionë euro.
Kështu tha ministri i Financave, Avdullah Hoti sot në ndegjimin publik të organizuem nga Ministria e Financave për projekt-buxhetin e vitit 2017.

Në këtë diskutim përveç ministrit Avdullah Hoti po marrin pjesë edhe përfaqësuesit e komunitetit të biznisit, përfaqësuesit e shoqnisë civile si dhe palë të tjera të interesit.

Ministri i Financave tha se nga rritja e buxhetit do të ketë 50 përqind rritje të investimeve kapitale dhe 5 përqind për shpenzime.

Ai tha se janë në proces të finalizimit të buxhetit që deri në fund të muejit Tetor me shkue në Qeveri për miratim.